E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia me "shpatulla pas murit", barazimi e nxjerr jashtë

Dy barazimet në sfidat e para në grupin C e vënë kombëtaren e Fabio Kapelos në pozitë të vështirë, duke rrezikuar seriozisht eliminimin nga Kupa e Botës. Përballë Sllovenisë që kryeson me katër pikë anglezët janë të dënuar të sigurojnë tri pikët.

Takimi tjetër I këtij grupi vë përballë SHBA-të me Algjerinë. Një fitore e secilës prej këtyre ekipeve, së bashku me një rezultat favorizues nga ndeshja mes Anglisë dhe Sllovenisë, do të thotë kualifikim për në fazën e 1/8-ave. Të dyja ndeshjet e grupit C do të luhen në orën 16:00.

Slloveni – Angli, formacionet e mundshme:

SLLOVENI (4-4-2): Handanovic; Brecko, Mavric, Cesar, Jokic; Birsa, Koren, Radosavljevic, Kirm; Dedic, Novakovic. Trajner: Kek

ANGLI (4-4-2): James; Johnson, Terry, Upson, A.Cole; Milner, Lampard, Barry, Gerrard; Defoe, Rooney. Trajner: Capello

Gjyqtar: Stark (Gjermani)

SHBA – Algjeri, formacionet e mundshme:

SHBA (4-4-2): Howard; Cerundolo, De Merit, Onyewu, Bocanegra; Donovan, M.Bradley, Edu, Torres; Altidore, Dempsey. Trajner: Bradley

ALGJERI (4-3-1-2): M’bouli; Bougherra, Belhadj, Halliche, Yahia; Kadir, Yebda, Lacen; Boudebouz; Matmour, Ghezzal. Trajner: Saadane

Gjyqtar: De Bleeckere (Belgjikë)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›