Maradona-gazetarëve: Gabuat, kërkoni falje!
Në konferencën e shtypit pas fitores 2-0 me Greqinë në ndeshjen e fundit në grup, ish-“Djaloshi i artë” iu drejtua gazetarëve të pranishëm me fjalët: “Po u tregojmë të gjithëve, edhe vetes sonë, se të gjjithë ju e kishit gabim. Madje gabuat rëndë. Nuk patët respekt për këta lojtarë dhe tani duhet t’u kërkoni të falur”.
Më tej ai kërkoi mbrojtje nga gjyqtarët për Leo Mesin, i cili, sipas tij, vuan lojën e ashpër të kundërshtarëve: “Sa herë që ai e merr topin, kundërshtarët e rrëzojnë. Por askush nuk ndëshkohet”. Në fund, edhe komplimentet për lojtarët: “Janë profesionistë dhe po bëjnë të lumtur gjithë popullin argjentinës”.