Fushë Arrëz, të shtëna armësh në qytet, një i plagosur
Policia tha se autorë të ngjarjes janë dy vëllezër, të cilët kanë goditur me tytën e armëve dhe më pas kanë plagosur një 30-vjeçar.
I lënduari është shtetasi me iniciale, A. S, 30-vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, të cilët janë larguar me shpejtësi.
Ende nuk dihen motivet e këtij krimi, por kanë nisur hetimet tashmë dhe policia pritet të pyes edhe të plagosurin, i cili do të japë sqarime të hollësishme për ngjarjen.