Anglia mund të fitojë

Selektori i Anglisë, Fabio Capello, beson se futbollistët e tij mund të krijojnë histori gjatë verës në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut. Asnjë ekip evropian nuk ka fituar Kampionatin botëror kur është organizuar jashtë Evropës, por Capello beson se statistikat do të ndryshojnë më 11 korrik në Johannesburg.
Nëse do të jetë Anglia ose Spanja e Italia që do ta ngritin trofeun, mbetet të shihet, por italiani Capello do të preferonte një finale Angli-Itali, pavarësisht konfliktit të emocioneve.
“Mendoj se ka ardhur koha të fitojë një kombëtare evropiane. Problemi më i madh do të jenë kombëtaret nga Amerika e Jugut si Argjentina dhe Brazili, që janë shumë të fuqishme. Por, do të isha i lumtur nëse takohemi në finale me Italinë. Njëri prej objektivave i të gjitha ekipeve është të luajnë në finale. Jam i sigurt se nuk do të jetë lehtë për mua, në atë kohë fanella ime do të jetë angleze”.
Capello është optimist për ekipin e tij. “Ne jemi njëri prej ekipeve më të mira në Kampionatin botëror. Shpresojmë të arrijmë së paku deri në gjysmëfinale, e pastaj, pas shumë vjetëve të pritjes, të fitojmë Kampionatin botëror. Kemi ekip të mirë, futbollistë të mirë dhe aktualisht mund të mposhtim cilindo ekip sepse mund të luajmë në shkallë të njëjtë me ekipet më të mira në botë”.
Arma kryesore e Anglisë në Afrikën e Jugut do të jetë sulmuesi Wayne Rooney, i cili është duke kaluar sezonin e tij më të mirë në karrierë.
“Rooney është në mesin e futbollistëve më të mirë në botë, së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon”, u shpreh Capello. Rooney ka shënuar 30 gola për Manchester Unitedin këtë sezon. Ai realizoi vetëm një herë për Anglinë në gjashtë ndeshjet e fundit ndërkombëtare. Goli i tij, në fitoren 5-1 ndaj Kroacisë në kualifikime për në Kampionatin botëror 2010, e ngriti kuotën e tij gjatë fushatës në nëntë, pesë më tepër se mesfushori Franck Lampard, i cili ka shënuar katër.
Federata e Futbollit e Anglisë vendosi objektivat e saj vetëm dy ndeshje pas ardhjes së Capellos. Anglia nuk ka kaluar në gjysmëfinale të një gare të rëndësishme prej Euro 96, kur ekipi i Terry Venables u mposht nga Gjermania në penallti. Paraqitja e fundit në gjysmëfinale të Kampionatit botëror ishte më 1990, kur Anglia përsëri u mposht në penallti nga fituesi i kampionatit, Gjermania. Anglia gjendet në Grupin C, së bashku me SHBA-në, Algjerinë dhe Slloveninë.