Mbreti i Futsallit

Përveç futbollit të madh, futbollistët shqiptarë po shkëlqejnë edhe në futsallin evropian (futbollin e vogël). Adrian Rizvani është shpallur golashënuesi më i mirë në elitën e futsallit finlandez (Futsal Liga).
Futbollisti me prejardhje nga qyteza shqiptare Kamëz ka arritur që në fanellën e klubit Tervarit të realizojë plot 22 gola, duke e lënë pas futbollistin e TPK, Kai Lempinen, që realizoi 21 gola.
Viteve të kaluara Rizvani sezonin e kishte përfunduar në mesin e golashënuesve më të mirë në Futsal Liga. Mirëpo, ai e kishte pritur që këtë sezon do ta fitojë epitetin e golashënuesit më të mirë
“Kisha shpresë që do të arrija të bëhem golashënuesi më i mirë. Në bazë të përgatitjeve që kam bërë dhe ndeshjeve që i kemi luajtur para se të nisë sezoni, kam shpresuar se do ta arrij këtë”, ka thënë Rizvani për Express.
Në formën të cilën gjendet, Rizvani beson se edhe në sezonin e ardhshëm do të arrijë ta fitojë këtë epitet. Ndërsa me skuadrën e tij Tervarit, pjesë e së cilës është tash e shtatë vjet, beson se do të arrijë të shpallet kampion.
Paraqitjet e mira me skuadrën Tervarit viteve të fundit, Rizvanin e ka shpërblyer me një ftesë nga përfaqësuesja e Finlandës në futsall.
“Vitin e kaluar jam ftuar nga përfaqësuesja e Finlandës, ku kam zhvilluar dy ndeshje. Ndërsa pres që të ftohem sërish”, është shprehur ai.
Me gjithë shkëlqimin në futsall, për Adrian Rizvanin primar mbetet futbolli i madh, me çka në moshën tetëvjeçare kishte filluar të merrej me këtë sport. Ai karrierën e ka filluar te skuadra e Dajtit, ku ka luajtur deri në vitin 1998.
“Futbolli i madh për mua është primar, edhe pse në futsall ndihem mirë. Këtu në Finlandë gjatë pauzës ndërmjet kampionateve fillon liga e futsallit dhe gjatë kësaj kohe luaj futboll të vogël”, theksoi Rizvani i cili në futsall luan pozitën e sulmuesit, kurse në futboll të madh atë të mesfushorit.
Ai tregon se ka oferta nga skuadra të ndryshme të ligës së dytë dhe tretë finlandeze. Që nga emigrimi në Finlandë në vitin 1998, Rizvani ka veshur fanellën e skuadrës AC Oulu, Hameenlinna dhe së fundi PS Kemi.