E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lula kritikon Ronaldinjon: Nuk mjafton vetëm kualiteti

Deklarata

Një tjetër personazh i respektuar në Brazil u është shtuar kritikëve të Ronaldinjos, në një kohë kur lojtari i Milanit rrezikon seriozisht të mos jetë pjesë e përfaqësueses braziliane në Botërorin 2010. Pasi është “lënë në klasë” nga trajneri Karlos Dunga dhe nga ish-tekniku i “seleçaos”, Mario Zagallo, tashmë kundër fantazistit ka folur edhe presidenti i Brazilit, Luiz Inasio Lula da Silva. “Dinjo është një lojtar shumë cilësor, por vetëm kualiteti nuk mjafton. Duhet të mbahet në konsideratë edhe fakti sesi një lojtar integrohet me skemat dhe me atmosferën në ekipin Kombëtar”, tha ai. Edhe pse të përditshmet më të mëdha braziliane dhe tifozët vazhdojnë të shprehin besim te rikthimi i “Gauços”, drejtuesi më i lartë i shtetit pozicionohet përkrah trajnerit dhe zgjedhjeve që ai do të bëjë. “Për mënyrën sesi e ka drejtuar skuadrën deri më tani, Dunga meriton besimin maksimal. Një prej gjërave që më pëlqen më shumë te trajneri ynë është fakti se ai zgjedh vetëm ata futbollistë që janë mirë fizikisht dhe e meritojnë një vend”, shtoi Lula.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›