Anglia "noton" sot në Podgoricë

Përfaqësuesja angleze do të përballet sot me Malin e Zi në ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror. Albionët kanë udhëtuar në Podgoricë ku i pret një sfidë e vështirë.
Terreni i vështirësuar për lojë do të jetë problemi kryesor për anglezët. Orëve të fundit më Podgoricë ka patur shumë të reshura duke bërë që terreni të jetë i mbushur në disa vende me ujë.
Roy Hodgson ka deklaruar se për lojtarët e tij ky fakt nuk duhet të jetë arsyetim për të mos dhënë maksimumin nga kjo sfidë./Indeksonline/