Francë-Spanjë, formacionet e mundshme

Sot e gjithë vëmëndja do të jetë në "Stade de Prince" të Parisit ku do të luhet supersfida e kësaj dite ajo mes Francës dhe Spanjës. Ndeshja e vlefshme për elemintaoret e Brazil 2014">2014, Grupi I pritet me shumë interes pas barazimit të së premtes mes Spanjës dhe Finlandës dhe fitores së Francës kundër Gjeorgjisë.
Duke qënë se ky grup ka 5 ekipe atëherë kualifikohet vetëm e para e grupit duke bërë që një prej dy super-kombëtareve të mos jetë në Brazil 2014">2014.
Aktualisht pas 4 ndeshjesh të zhvilluara Franca është në krye me 10 pikë, ndërsa Spanja e dyta me 8 pikë.
Ja formacionet e mundshme:
Franca: Lloris; Jallet; Varane; Koscielny; Evra; Cabaye; Pogba; Matuidi; Valbuena; Ribery; Benzema. Tr: D.Deschamps.
Spanja: Valdes; Arbeloa; Pique; Ramos; Monreal; Busquets; Xabi; Xavi; Iniesta; Cesc; Villa. Tr: V.Del Bosque./Indeksonline/