Anglisë i kthehet Runi, Ukraina pa Shevçenkon?
KIEV-Skuadrat e grupit D do të zhvillojnë të martën ndeshjet e fundit të fazës në grupe, teksa përballja më e rëndësishme do të jetë ajo mes Anglisë dhe Ukrainës.
Në Donjeck, skuadra e drejtuar nga Roi Hoxhson ka nevojë vetëm për një barazim për të qenë në turin tjetër të turneut, ndërkohë që pritësve të Ukrainës u duhet patjetër fitorja. Lajmi i mirë për britanikët është rikthimi nga pezullimi i Uejn Runit, sulmuesi kryesor i skuadrës, ç'ka do të thotë se njëri mes Deni Uellbek e Endi Kerrol, do të ulet në stol. "Kam një zgjedhje të vështirë, sepse të dy kanë luajtur shumë mirë, - deklaroi trajneri Roi Hoxhson. - Është e qartë se Uejn Runi do të luajë si titullar, kështu që jam i detyruar të bëj disa zgjedhje", shtoi ai. Rikthimi i Uejn Runit është përshëndetur edhe nga kapiteni Stiven Xherard, sipas të cilit, sulmuesi i Junajtid është një forcë më shumë për Anglinë.
Në krahun tjetër, Ukraina ka një problem të madh me Andrij Shevçenkon, që ka një problem dëmtimi dhe mund të qëndrojë jashtë. "Është çështje që u takon mjekëve, por mendoj se shanset janë 50 me 50 deklaroi trajneri Oleg Bllohin. Shevçenko mungoi në stërvitjen e fundit përpara ndeshjes me Anglinë, për shkak të një problemi në gju, ç'ka ka shqetësuar tej mase ukrainasit. Sheva është rekordmeni i golave me kombëtaren e Ukrainës, duke realizuar 48 të tillë, ndërkohë që është shpallur futbollisti i vitit në 2004-tën. Ukraina ka edhe një fat të keq me stadiumin "Donbas Arena" të Donjeckut, ku nuk ka fituar kurrë. "Duhet ta prishim këtë traditë", tha trajneri Bllohin.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)