E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi shkaterrohet banda shqiptare grabisnin dyqane ari

KRETE- Policia greke ka shkaterruar nje bande shqiptaresh te cilet grabisnin dyqane floriri e ari ne ishullin e Kretes.

Policia tha se behet fjale per nje organizate kriminale ne perberje te se ciles jane 6 shtetas shqiptare te moshes 22-28 vjec ndersa jane ne kerkim dhe 2 persona te tjere.

Pese prej te akzuarve u arrestuan ne oren 9 te mbremjes se te enjtes ne afersi te universitetit te Iraklios ndersa i gjashti u arrestua te shtunen ne shtepine e tij ku iu gjeten nje arme 29 fisheke dhe 40 gram kokaine.

Mbi 6 shqiptaret e arrestuar rendon akuza e grabitjes neper dyqane ari e floriri grabitje neper banesa si dhe te 8 makinave.

Policia u gjeti shqipatreve ne momentin e arrestimit dhe 3000 euro si dhe nje sasi te vogel bizhuterish te kushtueshme.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›