Kontrollet e policise bie numri i emigranteve klandestine
GJIROKASTER - Efektivet e Policise Kufitare ne qarkun e Gjirokastres kane minimizuar ndjeshem trafikun klandestin ne kufi ndersa ne pikun e hyrjes se emigranteve gjate kesaj vere nepermjet Kakavijes dhe pikave te tjera kufitare ne jug jane evituar pritjet dhe radhet e gjata. Ne doganen e Kakavijes ku jane regjistruar edhe hyrjet me te medha gjate kesaj vere eshte shtuar numri i personelit eshte punuar me sherbim 24 oresh ndersa ne shumicen e diteve kane qene ne pune 8 deri ne 15 sportele ne hyrje dhe 5 deri ne 7 ne dalje. Eshte kushtuar vemendje e vecante dhe parandalimit dhe goditjes se veprimtarise kriminale e cila zhvillohet nepermjet kufirit te gjelber kryesisht ne kontrabandimin e qenieve njerezore. Ka nje tendence ne ulje te kalimeve te paligjshme te kufirit nga brenda-jashte dhe nga ana jone jane marre masa duke goditur disa grupe te cilat merren me organizimin dhe kontrabandimin nga Shqiperia drejt Greqise nepermjet kufirit te gjelber - tha Eduard Caka drejtor i Policise Kufitare te Gjirokastres. Drejtuesit e Policise Kufitare ne kete qark kane organizuar takime te perbashketa me homologet greke te Janines per te bere plane dhe koordinim te veprimeve si dhe kane ndermarre operacione te perbashketa ne luften kunder trafikut klandestin lendeve narkotike dhe kontrabandes.
19 Shtator 2010