E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ani, kontabilisti i ardhshem pa shiringat e droges

Ka qene vetem 14 vjec kur per here te pare ka provuar drogen. Kane qene shoket e tij te lagjes, qe ishin perdorues te rregullt, te cilat ia kane ofruar per here te pare. Sot, Ani eshte 23 vjec dhe ka zgjedhur te ndryshoje kursin e jetes se tij, duke u trajtuar per te lene drogen. Tregon se gjendja e tij shendetesore dhe psikologjike pas nje viti trajtim, eshte shume e mire dhe se i eshte kthyer normalitetit. Ndersa nuk do te kujtoje asnje nga momentet, kur ka qene ne varesi totale te droges dhe substancave te tjera. "Ka qene viti '98 kur kam provuar per here te pare drogen dhe me pas kam filluar ta pi rregullisht ate. Kane qene shoket e mi te lagjes, te cilet e perdornin, jo te gjithe por nje pjese e tyre. Per fat te keq une u shoqerova me ta dhe u bera vartes i pluhurit te bardhe dhe drogave te tjera" pohon Ani, 23 vjecari nga Tirana.

Parate per te siguruar kokainen dhe hashashin, qe ishin edhe drogat qe perdorte rregullisht, i siguronte ne lloj e lloj menyrash. Me gjysme zeri ai pranon edhe rastet kur i eshte dashur te mashtroje njerez dhe te vjedhe. "Shume here kam mashtruar njerez te ndryshem ne rruge, pjesetare te familjes per te siguruar parate e droges. Por nuk kane qene te pakta edhe rastet kur me eshte dashur te vjedh. "Vidhja ne autobuza, dyqane, kudo qe me jepej rasti dhe mendja me punonte, qe ato para te vija dhe t'i shpenzoja vetem per droge. Shume here kam lene edhe veshje te domosdoshme per te blere droge. Po keshtu edhe kam emigruar dhe punoja nga pak per te siguruar para per kete pune" pohon 23 vjecari. Sipas tij i eshte dashur qe me periudha te shkurtra te emigroje ne Itali, Greqi dhe Gjermani per te siguruar me lirshem drogen dhe per te punuar me kohe te pjesshme, pasi nuk rrinte dot shume gjate ne te njejtin vend.

Sot me dhimbje, ai kujton edhe momentin kur familjaret e vet kane marre vesh se Ani, ishte nje perdorues droge. Sipas tij fillimisht ata nuk mund ta besonin nje gje te tille, por duke pare gjendjen e tij shendetesore dhe psikologjike, qe sa vinte dhe rendohej ata i kane besuar thashethemeve. "Fillimisht kane qene thashethemet ato qe filluan te shqetesonin prinderit. Me as ishin konfliktet, te cilat filluan te beheshin dit-dites edhe me te shpeshta. Keshtu pas dy vjetesh, prinderit duke me pare edhe shenjat qe kisha ne trup arriten te besonin plotesisht, se une isha nje perdorues droge. Kjo ishte shume tronditese per ta, ndersa sot ata jane shume me mire, qe une e kam lene drogen dhe i jam kthyer jetes normale" nenvizon Ani.

Cdo dite e tij, tashme eshte e mbushur plot me veprimtari. Ne dore e shikon me nje dosje blu dhe thote se eshte duke ndjekur nje kurs per hoteleri-turizem, nderkohe qe i ka vene edhe nje sere detyrash vetes. Thote se do te vazhdoje studimet e larta, ne degen e ekonomikut. Kurse aktualisht menaxhon nje nga bar-hotelet ne kryeqytet, si dhe punon gjate gjithe nates ne kete hotel, si recepsionist. Po keshtu eshte duke ndjekur edhe vitin e fundit te shkolles se mesme."Aktualisht jam ne vitin e fundit te shkolles se mesme te cilen po e vazhdoj me korrespondence, per arsye se jam larguar shume here nga Shqiperia. Nderkohe qe ndjek edhe nje kurs cdo dite, per hoteleri-turizem." thote 23 vjecari. Ndersa, prinderit e tij kane fituar besimin tek ai dhe shohin nje te ardhme ndryshe per te, duke mos e kujtuar me adoleshencen e tij, e cila ishte shume torturuese. Kurse vete Ani, nuk do qe ate kohe ta kujtoje me, por shikon me shume optimizem te ardhmen dhe mendon se, shume shpejt do te drejtoje hotelin e vet, sigurisht pasi te kete mbaruar studimet ne degen e ekonomikut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›