Rikthimi i Pirro Manit
Ka pak dite qe eshte ne Tirane regjisori i njohur dhe fundjava mbase do e gjej serish ne udhetim per ne vendin e tij te ri, SHBA-ne. E kane takuar te gjithe njerezit e teatrit, me shpresen se mjeshtri do kete serish pak kohe, qe t'i kthehet Shqiperise
Nga Ben Andoni
Gati e pamundur per te kapur Pirro Manin keto dite. I ftuar kudo dhe vazhdimisht ne levizje, ai ka qene nje nga lajmet me te mira, qe qarkullonin ne mjediset e artit shqiptar. Regjisori 76 vjecar, nje nga ikonat e artit shqiptar, ka ardhur i ndrojtur disi ne fillim, aq sa mund te jete nje njeri i permasave te tij, dhe madje dhe mberritjen ne Tirane gati se ka ditur askush. Aq me mire ne fakt. Pirro Mani ka ardhur qetesisht dhe ne shfaqjen e nje mikes se tij te vjeter, Drita Pelinkut, eshte ngjitur vete ne skene per t'i dhene doren. Ky ka qene prezantimi i tij i pare pas disa viteve dhe shenja...se legjenda eshte. Por, regjisorit te njohur, kjo ardhje i ka mjaftuar qe t'i bej edhe nje check-out vetes. Sa e duan me? Sa e respektojne dhe pse jo sa e mbajne mend? Ashtu si me njerez te permasave te tij shpesh fama i ka larguar me realitetin. Vetem se Pirro Mani ka mbetur nje njeri modest dhe kenaqesine e punes se tij cilesore nuk e ndan kurre me veten. Ai eshte krenar per aktoret e mrekullueshem te teatrit shqiptar, ai i eshte mirenjohes kolegeve te tij te regjisures, ai i eshte mirenjohes publikut. E ka provuar edhe vete keto dite. Te gjithe artistet, qofte te njohur, por me shume dhe ata qe ishin krejt te panjohur per te dhe madje edhe ata shume me te rinj- kane ardhur qe ta takojne. I kane rrefyer. I kane kerkuar keshilla. Dhe, e kane lutur: T'i kthehet serish skenes. Po. Pse jo edhe rolit. Nje sfide, qe Pirro Mani nuk i trembet.
Nuk i pelqen qe te flase per arritjet e tij personale, por per teatrin shqiptar nuk ndalet. Duhet qa ta ngacmosh shume qe me ne fund te dorezohet: "Po, ka disa pika kulmore sepse shfaqja e ndertuar ne Prishtine "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur" ka shkuar ne Festivalin e Beogradit, apo "Familja e Peshkatarit" qe u paraqit ne Korinth, prane Athines".
Ne Amerike shikon shpesh shfaqje, kurse ka pergatitur deri me tashme disa pjese dramatike dhe komedi, qe po i permbledh ne nje vellim. Miku i tij i vjeter, Pellumb Kulla, po merret me redaktimin e tyre. Ata qe i kane lexuar thone se ato jane pjese mjaft interesante, qe premtojne mjaft. Ashtu si mund te merret me mend jane te mbushura me plot karakteresh spekulantesh politike, me demagoge, me emigrante dhe me pseudoartiste qe enderrojne te bejne thagme dhe ne fund edhe vdesin ashtu, enderrimtare. Thuhet se jane plot 1000 faqe, nje serial, qe ndoshta edhe thjesht mund te botohet si i tille. Kuptohet se realizimi i tij kerkon nje trupe te tille xhirimi qe xhepi i tij nuk e mban. Pastaj jane "Grindje me vetveten", qe duket se do te rrembehet nga Spiro Duni dhe komedia "Perendesha e Bukurise", qe mendohet se mund te vihet ne skenen e teatrit te Korces. Vendit, nga ku filluar rrugetimi i i tij ne art.
Por, lajmi me i mire eshte se ai vete mund te kthehet ne skene. Per nje shfaqje. Jo, kush e di dhe per nje pjese te veten.
"Shikoni, para ardhjes i thoja Pavlines se 'kam frike te shkoj ne Shqiperi, pasi do te na kene harruar fare'. Edhe, me humor shoket e mi kishin nxjerre nje anekdote ne Nee York, ku Pellumb Kulla ne nje party te madhe e tregoi per te gjithe. Nje biznesmen qe vinte nga Shqiperia e njihte Pirro Manin..si ate te picerise. Kur erdha e kam pare ate motorin e picerise, ku shkruhet emri im Pirro Mani, e kam gjemuar dhe fotografuar madje. E pashe edhe me humor, por dhe me cimbisi pak ne zemer. Nuk e di. Madje edhe Bert Ndrenika me tha...qe sikur te dhemb ai motori qe leviz neper Tirane!! Hahaha. Nejse, ke pare qe, njerezit me te cilet kam punuar, por edhe njerez te zakonshem qe kane pare dicka nga une me kane pritur shume ngrohte. Nuk e prisja ne te vertete kete dashuri kaq te madhe, dhe une dhe Pavlina, ndoshta mund te jete nga respektet e fundit, nuk e di".
Ne fakt, do te kthehet serish ne vere dhe deri atehere le te shkresojme se do te kemi dicka prej tij ne skene.