Rritet indeksi i cmimeve ne ndertim
Ne tremujorin e trete 2010 Indeksi i Kushtimit ne Ndertim arriti 128.9 per qind Trem. IV 1999=100 duke shenuar rritje 0.2 per qind kundrejt tremujorit te meparshem.
Krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 Indeksi i Kushtimit ne Ndertim ka shenuar rritje me 0.5 per qind. Nje vit me pare ky ndryshim ishte -0.4 per qind. Indeksi i cmimeve te grupit Shpenzime direkte eshte rritur 0.2 per qind kundrejt tremujorit te meparshem. Indeksi i nengrupit Shpenzime materiale eshte rritur me 0.3 per qind. Ne kete tremujor krahasuar me tremujorin e meparshem cmimet e materialeve te ndertimit dhe materialeve elektrike jane rritur perkatesisht me 0.3 dhe 1.4 per qind. Gjithashtu rritje ka pesuar dhe indeksi i nengrupit Shpenzime transporti me 0.2 per qind si dhe grupi Shpenzime Plotesuese pesoi rritje prej 0.2 perqindesh. Ne kete tremujor Indeksi i Kushtimit ne Ndertim per grupet e tjera nuk ka ndryshuar krahasuar me tremujorin e meparshem.