E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enver Hoxha libri me i shitur ne 20 vitet e fundit

Libri i fundit i gazetarit të njohur Blendi Fevziu “Enver Hoxha “shënoi një risi në lëmin e publicistikës shqiptare. Për herë të parë shqiptarët patën mundësi të kishin në dorë një vepër të plotë, një monografi pa censurë, pa deviacione, dhe, mbi të gjitha, të bazuar ne dritën e fakteve, dëshmive dhe dokumenteve për diktatorin Hoxha, i cili për 41 vjet e ktheu Shqipërinë në një vend jo thjesht komunist diktatorial, por ekskluzivisht në funksion të vetvetes. Libri sapo pa dritën e botimit u kthyë në një ndër librat më të kërkuar në libraritë e gjithë vendit dhe neë Kosovë. Një sukses i jashtëzakonshëm u shënua edhe në panairin e librit, ku shitjet e tij thyen rekordin e 20 viteve të fundit e ku interesi ishte i madh nga grupmosha të ndryshme, të cilët me orë të tëra prisnin që të merrnin autografe të nënshkruara nga autori. Në takimet e shumta që Fevziu ka patur me studentë të universiteteve të ndryshme është vënë re interesi i të rinjve për të njohur figurën e ish-diktaorit.
Në këtë vepër del e qartë figura e ish-diktatorit, i cili për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë. Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eleminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t'ia pranonin trillet, por e nisi këtë trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eleminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas. Vepra ka zgjuar një interes të madh edhe nga lexuesi i huaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›