Anija cisterne Edirne me flamur panamez fundoset ne Gjirin e Durresit
Nje anije cisterne u fundos sot ne Gjirin e Durresit rreth 6 milje larg bregut pasi u perfshi nga flaket.
Dy anetare te ekuipazhit humben jeten ndersa nje i trete rezulton i zhdukur. 12 te tjere arriten te shpetonin dhe u transferuan ne spitalin e Durresit jashte rrezikut per jeten.
Anija me emrin Edirne me flamur panamez kishte shkarkuar disa dite me pare ne Porto Romano 3 mije e 500 tone benzine dhe do te nisej drejt Italise. Sipas te dhenave te para dyshohet qe shkaku i zjarrit te kene qene punimet qe po beheshin prej nje marinari me nje saldatrice. Sipas autoriteteve te portit anija eshte fundosur brenda 30 minutash qe nga shperthimi i flakeve.