Itali, 5 numri i viktimave nga mbytja e ''Costa Concordia''
GIGLIO- Dy kufoma janë identifikuar në bordin e anijes ''Costa Concordia'', që u mbyt dy ditë më parë duke e çuar në pesë numrin e përgjithshëm të viktimave, njoftoi Roja Bregdetare italiane.
''Kufomat janë të dy të moshuarve'', shtoi ajo.
''Trupat u gjendën në kabinat e tyre, megjithëse kishin veshur edhe jelekët e shpëtimit'', tha një zëdhënës i rojave bregdetare.
Ndërkohë, numri i të zhdukurve është reduktuar në 15 persona.
(d.b/BalkanWeb)