E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizja Vetevendosje paralajmeron protesta te tjera me 22 janar

Levizja Vetevendosje paralajmeroi se te dielen e ardhshme me 22 janar do te mbahen protestat e rradhes per bllokimin e mallrave dhe automjeteve te Serbise. Udheheqesit e kesaj levizjeje thane se protestat mund te shmangen nese qeveria nis zbatimin e reciprocitetit te plote me Serbine gjate kesaj jave.

Ky paralajmerim u be sot ne nje konference me gazetare nje dite pas dhunes qe pershkoi protestat e levizjes Vetevendosje te cilat u shperndane me force nga policia. Sipas autoriteteve te rendit gjate dites se djeshme jane arrestuar afro 150 persona ndersa jane plagosur 31 pjesetare te policise dhe dhjetera protestues gjate perplasjeve. Ne mesin e te arrestuarve ishin edhe pese deputete te Parlamentit te Kosoves nga radhet e levizjes Vetevendosje dhe disa nga anetaret e kryesise se kesaj partie. Policia tha se aktualisht ne arrest po mbahen vetem 15 veta ndersa te tjeret jane liruar.

Policia perdori gazin lotsjelles topat e ujit dhe shkopinjte e gomes per te shperndare protestuesit te cilet hodhen gure dhe shishe mbi policine gjate nderhyrjeve qe sipas vezhguesve te Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ishte e ngutshme dhe e panevojshme meqe protestuesit nuk kane provokuar dhunen apo nderhyrjen. Nderkaq policia tha se ka perdorur forcen ne pajtim me ligjin dhe rregullat ne kunderpergjigje ndaj veprimeve te protestuesve.

Nenkryetari levizjes Vetevendosje Shpend Ahmeti tha se kishte strategji per dhune nga ana e Qeverise dhe Policise por levizja eshte e vendosur te shkoje me tej me planet e saj.

Me kete mund te ju them se ne nuk ndalemi ne ate qe e kemi premtuar. Ne kemi thene se do te jemi ne mbrojtje te vendimit te Kuvendit te Kosoves per reciprocitet te plote ekonomik tregtar e politik me Serbine. Protesta e ardhshme paqesore ne bllokim te mallrave dhe automjeteve te Serbise do te mbahet me 22 janar 2012. Nese qeveria e Kosoves gjate kesaj jave nis me zbatimin e reciprocitetit te plote me Serbine natyrisht qe nuk do ta mbajme kete proteste tha zoti Ahmeti.

Me moton Serbia nuk kalon levizja Vetevendosje kishte planifikuar qe te bllokoje dy vendkalimet kufitare me Serbine ne Merdare ne veri te Prishtines dhe tek Dheu i Bardhe ne lindje te Kosoves ne funksion te sic thuhet zbatimit te masave te ndersjella politike ekonomike e tregtare me Serbine. Udheheqesit e saj thane se protesta pasoi refuzimin e qeverise se Kosoves per te zbatuar vendimin e Parlamentit te Kosoves te 7 dhjetorit te vitit te kaluar per vendosjen e masave te ndersjella me Serbine.

Qeveria e Kosoves shprehu sic thuhet keqardhjen per veprimet e dhunshme te Levizjes Vetevendosje te drejtuara kunder pjesetareve te policise se Kosoves te cilet jane ne mbrojtje te rendit dhe ligjit. Ajo kishte kundershtuar fuqishem planet e levizjes vetevendosje.

Keto plane jane kundershtuar edhe nga institucionet tjera vendase e nderkombetare te cilat kishin shfaqur shqetesimin per mundesine e shkallezimit te situates dhe pasojat qe mund te kene per imazhin e Kosoves.

Protestat nuk jane mbeshtetur as nga pjesa tjeter e partive opozitare te cilat kane kerkuar zgjidhjen e te gjitha ceshtjeve nepermjet institucioneve por njekohesisht i kane bere thirrje qeverise qe te zbatoje vendimet e Parlamentit te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›