E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija e mbytur, 17 të vdekur

Shkon në 17 persona numri i të vdekurve nga mbytja e anijes maqedonase në Liqenin e Ohrit. Në anije ndodheshin 50 turistë bullgarë. Anija "Ilinden" u mbyt 32 km larg Manastirit të Shën Naumit.
Nga të dhënat mësohet se aksidenti ka ndodhur sapo anija është nisur nga bregu. Anija "Ilinden" po përshkonte Liqenin e Ohrit, kur është dhënë sinjali i incidentit. Deri më tani nuk ka një arsye se përse ka ndodhur fundosja e saj.
Mbytja e anijes ka vënë në lëvizje tre vende, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Menjëherë janë nisur në vendgjarje forca shpëtimi nga vendet fqinje.
Në vendin e aksidentit ka mbërritur ambasadori bullgar në Maqedoni, Angel Angelov. Ndërsa kryeministri bullgar, Bovko Borisov ka urdhëruar dërgimin e një avioni për të sjellë në shtëpi të gjithë të mbijetuarit.
Në një prononcim për "Ora News", drejtori i përgjithshëm i kufirit ka deklaruar se forcat detare shqiptare janë gati të ndihmojnë për nxjerrjen e trupave si dhe ka vënë në dispozicion mjete lundruese.
Po ashtu drejt vendgjarjes është nisur edhe presidenti bullgar George Ivanov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›