Anija po fundoset

Albert Riera ka kritikuar menaxherin e Liverpoolit, Rafael Benitez, duke theksuar se klubi është “anije që po fundoset”. Mesfushori, i cili ka bërë vetëm dy paraqitje më 2010, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj tretmanit nga Benitez dhe e kritikoi bashkëkombësin e tij spanjoll për stilin autokratik të punës.
“Kur trajneri nuk ju thotë asgjë dhe ju ndiheni mirë, nuk keni probleme fizike dhe stërviteni mirë, ju menjëherë mendoni se mund të jetë diçka personale”, tha Riera gjatë një interviste të tij me të përditshmen sportive spanjolle Marca.
“Nëse jam duke bërë diçka keq dhe ju jeni menaxheri im dhe më vlerësoni, do të më tregoni se çka duhet të bëj për të luajtur përsëri. Kjo është ajo që më dhemb. Ju e shihni se ekipi nuk është duke luajtur mirë dhe prapë nuk ka ndryshime. Jam i shqetësuar sepse e shihni se mund të ndihmoni. Jam këtu që dy vjet dhe e di se si është Benitez. Ai kurrë nuk ka rregulluar një situatë me një futbollist duke biseduar me të. Ai mendon se është nën udhëheqje dhe gjithçka tjetër bie në vesh të shurdhër. Dialogu i tij me futbollistët është praktikisht zero”, shtoi 27 vjeçari i cili e krahasoi Liverpoolin me një “anije që po fundoset”.
Riera ka theksuar se është i gatshëm të transferohet në Rusi, me shpresë të sigurimit në paraqitjeve të vazhdueshme që do t’i mundësonin një vend në Kombëtaren e Spanjës për Kampionatin botëror 2010.
“Do të doja të mbetem këtu deri në fund të karrierës, por futbollistët jetojnë për të luajtur. Objektivi im është të shkoj në Kampionatin botëror dhe për këtë arsye duhet të luaj. Tani afati i vetëm kalimtar i hapur është në Rusi. Kam oferta nga dy klube dhe jam duke i analizuar ato”, përfundoi Riera.