Bunjaku mungon kundër Hoffenheimit

Nurnberg duhet të zhvillojë ndeshjen e rëndësishme kundër Hoffenheimit në Budesligë të dielën pa futbollistin e tij kryesor, sulmuesin kosovar Albert Bunjaku, kanë bërë të ditur mediet gjermane të enjten.
26 vjeçari ishte lënduar gjatë seancës stërvitore të mërkurën, pas një dueli me një bashkëlojtar dhe ka pësuar një lëndim muskulor, që nuk duket të jetë problem serioz, por do t’i pamundësojë atij të paraqitet në ndeshjen e ardhshme kampionale kundër Hoffenheimit të dielën.
Mirëpo, sipas të përditshmes sportive gjermane Kicker, trajneri Dieter Hecking shpreson të llogarisë në Bunjakun nga java e ardhshme. Sulmuesi me prejardhje nga Gjilani ka qenë futbollisti kryesor i Nurnbergut këtë sezon dhe ka shënuar 12 gola në Bundesligë. Mungesa e tij është goditje e rëndë për klubin, që është duke luftuar për mbijetesë në Bundesligë. Pas 26 ndeshjeve, Nurnberg gjendet në pozitën e 15-të me 24 pikë, vetëm një më tepër nga zona e rrezikshme.