S’ka pare për përforcime

Sigal Prishtina ka gjasa të mëdha që t’i nisë garat e play-off-it në TechnoMarket Superligën e Kosovës në basketboll vetëm me lojtarët e saj vendorë - pa asnjë përforcim.
Në fakt, para pak ditëve, kampioni aktual ka bërë kërkesë në Federatën e Basketbollit të Kosovës për t’i regjistruar dy basketbollistë amerikanë: Nakiea Miller dhe Alex Carcamo e po ashtu edhe kamerunasin Gaston Essengue. Mirëpo, gjasat janë të mëdha që asnjëri nga ta mos t’i bashkohet Sigal Prishtinës, pasi kjo skuadër ka mungesë të mjeteve financiare për t’i paguar ata.
Lajmin e ka bërë të ditur Masar Nixha për Express, i cili është këshilltar i trajnerit të Sigal Prishtinës, Arben Krasniqi.
“Ardhja e tyre nuk është e sigurt. Vështirë se do të vijnë ata basketbollistë, sepse klubi ka mungesë të mjeteve financiare për t’i paguar ata”, deklaroi Nixha për Express të enjten.
Mirëpo, lideri aktual do të mund të përforcohet vetëm me një apo eventualisht dy prej tyre, nëse klubi gjen ndonjë donator brenda këtyre ditëve. Sipas Nixhës, tifozët e skuadrës bardh e kaltër, Plisat, janë duke u angazhuar maksimalisht për gjetjen e ndonjë sponsori.
“Plisat, por edhe disa dashamirë tjerë të klubit, po përpiqen të gjejnë ndonjë donatorë që klubi të përforcohet të paktën me një apo eventualisht dy lojtarë. Kjo do të kuptohet brenda pak ditëve se a do të sjellim ndonjë lojtarë apo jo”, theksoi Nixha.
Para pak ditëve, njohësit e basketbollit kosovar kanë pohuar se Sigal Prishtina do të jetë skuadra më favorite për ta fituar titullin e kampionit, duke u bazuar në përforcimet e saj me këta tre lojtarë të huaj, por edhe në përparësinë e terrenit që do ta ketë. Dhe nëse klubi prishtinas garat e play-off-it i nis pa përforcime, atëherë do ta ketë vështirë t’i bëjë ballë Bashkimit apo Trepçës, skuadra këto mjaftë të përforcuara.