E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anila Bisha Mos-hipotekimi i apartamenteve Rama pjese e problemit

Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të koalicionit "Aleanca për qytetarin" për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha, reagoi sot ndaj deklaratës së nënkryetares së Bashkisë, Albana Dhimitri, ne lidhje me çështjen e hipotekimit të pallateve.

Në një prononcim për mediat, zëdhënësja Anila Bisha deklaroi se "Edi Rama tregoi edhe një herë sot se nuk ka fuqi të shkëputet nga politika e vjetër e fajësimit të të tjerëve dhe largimit të përgjegjësive që i takojnë".

Ajo tha se "mos hipotekimi i apartamenteve ka ndodhur sepse Edi Rama ka qënë gjithë këto vite pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes".
Sipas zëdhënëses së Bashës, mos hipotekimi ka ndodhur nga bllokimi abuziv dhe jo transparent që Edi Rama u ka bërë lejeve të shfrytëzimit, dhe kjo nuk ka lidhje me legalizimin.

"Lulzim Basha është ndryshe. Ai do të zhbllokojë ngërçin e lejeve të shfrytëzimit. Dhe si kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, do të pajisë me certifikatën e pronësisë, brenda datës 15 nëntor 2011, të gjithë bashkëqytetarët tanë që e vuajnë këtë problem prej vitesh", përfundoi deklaratën për mediat, zëdhënësja e fushatës së kandidatit për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha.

Ndërsa pak më herët, në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Albana Dhimitri, deklaroi se "ka 400 dosje me shkelje të lejes së ndërtimit të depozituara tek Aluizini që prej vitit 2008".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›