Qeveria vendos Kredi pa interes banoreve ne godinat e Universitetit Bujqesor
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përfshirjen në programin social të strehimit të familjeve që banojnë në godinat e Universitetit Bujqësor, Tiranë.
Zyra e shtypit e qeverisë tha se vendimi synon zgjidhjen e këtij problemi, nëpërmjet dhënies së kredisë pa interes banorëve të strehuar në këto godina.
Kryeministri Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se dhënia e një kredie pa interes banorëve bëhet për të liruar godinat e Universitetit Bujqësor, në Kodër Kamëz, "në mënyrë që korpusi i universitetit, në përputhje me një vendim e premtim tonin, të lirohet sa më shpejt dhe t’i bëhet disponibël universitetit të Kamzës, një universitet ky që ka një peshë specifike shumë të rëndësishme në sistemin edukativ të vendit, por edhe në zhvillimin e vendit në tërësi".
Nga ky vendim përfitojnë një numër i madh familjesh. Po sot, Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin e kalimit në pronësi të disa parcelave ndërtimore, në favor të poseduesve të objekteve informale.
Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur se sipas këtij vendimi, bëhet kalimi në pronësi të 2045 parcelave të objekteve informale, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 497 mijë metër katror.
Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë vendim "një vendim tjetër shumë i rëndësishëm për legalizimin, kalimin në pronësi të 2045 parcelave, objekte informale, për të cilat kërkohet një sipërfaqe prej 497 mijë metër katror".