Anila Godo, e para Ministre te Shëndetësia
Anila Godo, mjekja e njohur konfirmohet ministrja e re e Shëndetësisë. Njëkohësisht Anila Godo do të jetë e para ministre në këtë dikaster, që nga koha e krijimit të tij.
Aktualisht, ajo është shefja e pavijonit të anko-hematologjisë në Pediatri, në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Emërimi i saj në postin e ministres së Shëndetësisë është pritur mirë edhe nga mjekët e këtij spitali. Prej pothuaj dy vjetësh ajo është anëtare e fondacionit "Domenico Scaglione", Fondacioni për fëmijët shqiptarë. Rokada mes Nard Ndokës dhe Anila Godos pritet të ndodhë në ditët e ardhshme, pasi kreu i qeverisë të ketë çuar në Presidencë emrat për riformatimin e qeverisë dhe kreu i shtetit nga ana e tij t'i ketë votuar në Kuvend. Nard Ndoka mori postin e ministrit të Shëndetësisë në mars të vitit të kaluar pas një marrëveshje mes Partisë Demokristiane dhe Partisë Demokratike. Por pas tragjedisë së Gërdecit dhe kërkesave të vazhdueshme edhe nga brenda maxhorancës për ndryshime në qeveri, emri i Ndokës u përmend disa herë si i përfshirë në këto ndryshime. Ndërkohë, ditët e fundit Kryeministri Berisha ka vendosur që t'ia japë republikanëve Ministrinë e Shëndetësisë. Pikërisht ditën e shtunë, pas ultimatumit të Sabri Godos se PR do të dalë nga qeveria, nëse nuk merr një post të rëndësishëm ministror, kreu i qeverisë thirri në një takim në vilën kryeministrore në Durrës, kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun. Gjatë këtij takimi kokë më kokë, Berisha i ka kërkuar Mediut që tii paraqesë një emër për postin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas kësaj kërkese të Kryeministrit Berisha, republikanët kanë mbledhur forumet e tyre drejtuese dhe i kanë dhënë mbështetjen unanime vajzës së politikanit të njohur, Sabri Godo për postin e ministres së Shëndetësisë. Ministri Ndoka është përballur së fundi me probleme të shumta si me vartësit e tij në ministri ashtu edhe me dy zv.ministrat, që nën siglën e PDK-së janë në qeveri. Së fundi, Ndoka i ka kërkuar Kryeministrit Berisha që të shkarkojë drejtorin e QSUT-së, Mati Pepën, por edhe dy zv.ministrat, pasi sipas tij, nuk përfaqësojnë më PDK-në. Ndërsa nga ana tjetër Mati Pepa ka akuzuar Ndokën si shkaktarin kryesor të krizës së ilaçeve nëpër spitale, ndërsa dy zv.ministrat i kanë kërkuar Kryeministrit Berisha që të shkarkojë Ndokën.