Pollo zv-kryeministër, Beja te Arsimi
Kryeministri Berisha zyrtarizon ndryshimet në qeveri një vit para se koalicioni i djathtë të përballet me elektoratin në zgjedhjet e përgjithshme.
adi shkembi
Duke përfituar nga këto ndryshime Berisha ka plotësuar edhe vendin vakant të zv/kryeministrit, i cili qëndronte bosh që pas tragjedisë së Gërdecit, kur Oketa mori postin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë, megjithëse gjatë paradites së sotme pritet të zbardhet gjithçka, kur dekretet të shkojnë te kreu i shtetit, Nard Ndoka kryetari i PDK-së, pritet të sakrifikohet, pasi nuk ka pranuar ofertën e demokratëve për postin si nënkryetar Kuvendi.
Ndryshimet
I pari që ka lëvizur në kabinetin qeveritar, që nga shtatori i vitit 2005 kur mori detyrën, është Genc Pollo. Kryetari i Partisë Demokrate të Re, e cila ka dy deputetë në Kuvend, nuk do të ketë më postin e Ministrit të Arsimit, por atë të zv.kryeministrit. Ka qenë ora 13:30 e ditës së djeshme kur makina e Pollos është parë të parkohet në ambientet e brendshme të selisë së kryesisë, nga ku ka dalë kreu i kësaj partie dhe së bashku me nënkryetarin, Tritan Shehu janë drejtuar në Kryeministri, ku i priste pikërisht Kryeministri Berisha. Gjatë 45 minutave në këtë takim mësohet se, kreu i qeverisë i ka komunikuar këtë lëvizje, të cilën Pollo e ka pranuar. Ndërkohë, postin e lënë bosh nga kreu i demokratëve të rinj do ta marrë pikërisht Fatos Beja, deputeti i PD-së, i cili deri tani ka qenë nënkryetar i Parlamentit dhe kryetar i komisionit të Ligjeve. Gjithashtu, ndryshimi tjetër, i paralajmëruar një ditë më parë është ai në dikasterin e Shëndetësisë. Republikanët rikthehen në qeveri që pas 17 marsit, kur pas tragjedisë së Gërdecit, kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu dha dorëheqjen nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë herë PR-ja do të përfaqësohet në kabinet me një zonjë, Anila Godon, vajzën e kryetarit të asamblesë së republikanëve, Sabri Godo.
Negociatat me PDK
Ndërkohë problemi i vetëm i Kryeministrit Berisha me këtë riformatim të qeverisë, duket se është Partia Demokristiane, e cila ka 7 deputetë në Kuvend. Burime pranë Këshillit të Ministrave bëjnë të ditur se gjatë pasdites së djeshme kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Ridvan Bode, takim i cili ka zgjatur rreth 60 minuta. Mësohet se pasi Bode i ka komunikuar faktin se Ministrinë e Shëndetësisë do ta marrë PR-ja, Ndoka ka kërkuar që të respektohet marrëveshja mes PD-së e PDK-së, e cila parashikon një post ministri dhe dy zv.ministra. Oferta e demokratëve për PDK-në është posti i nënkryetarit të Kuvendit, i lënë bosh pas largimit të Fatos Bejës tek Arsimi si dhe disa poste zv.ministrash dhe drejtorësh të përgjithshëm. Por Ndoka mësohet ta ketë hedhur poshtë këto oferta. "Unë nuk kam ndonjë dobësi për Ministrinë e Shëndetësisë, por jam munduar të bëj një punë të mirë në atë ministri. Kërkoj që të zbatohet marrëveshja mes PD-së e PDK-së dhe si e tillë kërkoj një prej ministrive, Bujqësinë ose Kulturën", mësohet të ketë thënë Ndoka në këtë takim. Pas kësaj kërkese të Ndokës, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode mësohet të jetë tërhequr duke thënë se nuk është mandatuar për t'i dhënë përgjigje kësaj oferte, ndërkohë që mund të ketë një tjetër takim sot paradite.
Ndryshimet në Qeveri
Genc Pollo Zv.kryeministër
Fatos Beja Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Anila Godo Ministre e Shëndetësisë