E Diel, 1 Nëntor 2026

Anila Graciano kaq simpati ke per Anilen- Graciano Mendoj se kete jave del Lorena

Anila dhe Graciano jane ulur ne dhomen e ndenjes dhe fillojne te bejne thashetheme per banoret e tjere. Graciano thote se shumica e banoreve e konsiderojne veten fitues te Big Brother qe tani dhe kane filluar te bejne plane se si do ti shpenzojne leket e marra nga cmimi i madh. Ai thote se do te deshironte qe te gjithe keta banore te dilnin dhe ta shikonin Big Brother 5 nga ekrani ne shtepite e tyre.

E ndersa bisedojne per banoret Anila e pyet Gracianon kaq shume e pelqen Klaudjen ti. Graciano i thote se nga ka arritur ajo ne nje perfundim te tille dhe Anila i pergjigjet po ngaqe i thua shpirti zemra. Graciano e mohon ate qe thote Anila dhe i pergjigjet se ai nuk ka simpati te vecante per Klaudjen por as inat nuk ka me te thjesht e respekton si gjithe te tjeret.

Me pas ata bisedojne edhe per te nominuarit e javes ku Graciano pyet Anilen se kush prej banoreve te nominuar mund te dale te shtunen nga BB. Graciano thote mendoj se do dali Lori edhe pse me vjen keq po doli. Anila i shmanget pyetjes se Gracianos dhe nuk jep asnje emer nga te nominuarit ku bejne pjese edhe ata te dy.

Me pas ata shkojne ne tavolinen e ngrenies pasi Vlashi ka gatuar per ta. anila dhe Graciano vazhdojne te flasin me nenkuptime per banoret e tjere duke mos perdorur emra konkrete.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›