E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi i proves zgjon banoret e BB5

Banoret bien te flene me heret se zakonisht me friken se do te bjere gongu i proves gjate nates dhe ata nuk do te mundin qe ta realizojne ate. Ora kalon dhe tashme ka mberritur mesdita por ata vazhdojne te flene akoma.

E ndersa ata jane ne gjume degjohet gongu i proves. Banoret nxitojne per ne dhomen ku pritet te lexojne emrat e radhes qe do te realizojne proven dhe me pas do te futen per te fikur alarmet e oreve qe bien. Ermira zgjon Vlashin i cili vazhdon te fleje edhe nen zhurmen e alarmit te proves.

Edhe pse nxitojne per te fikur oret banoret kete here nuk ia kane dale qe ti fikin alarmet ne kohe. Pas kesaj ata fillojne te komentojne proven duke e konsideruar te humbur. E ndersa bisedojne dhe merren me punet personale te mengjesit ata behen gati per te pritur gongun e radhes qe do te sinjalizoje vazhdimin e pjeses se dyte te proves. Banoret jane te nervozuar dhe fillojne te grinden duke akuzuar njeri-tjetrin se u zgjuan me vonese.

Disa minuta me vone bie edhe gongu i dyte dhe banoret rreshtohen prane numrave per te formuar Oren-Njerezore. Gjate realizimit te pjeses se dyte te proves ata fillojne te luajne perseri per te shtyre kohen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›