E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anilda Ibrahimi se shpejti ne gjermanisht

Jo nuk dola me endrren per tu bere shkrimtare. Une kam qene nje tip qe enderroja pak. Ne ate moshe qe kam dale une enderroja per nje familje te madhe me tre kalamaj te bukur dhe shtepine e Mulino Biancos thote Anilda Ibrahimi ne nje interviste per Deutsche Wellen. Mulino bianco eshte firma italiane e pastave me reklamat e se ciles ne televizionin italian u rriten shume femije te brezit te saj. shte simboli i familjes se vogel borgjeze endrra me te cilen asokohe 21-vjecarja e lindur ne Vlore u nis ne drejtim te perendimit 17 vjet me pare.


Qe dikur te tjeret do ta vleresonin i shkrimtare kete nuk e merrte me mend edhe pse letersia per te ishte nje nga dashurite e saj me te fuqishme. Kete e deshmon nje liber me poezi ne shqip Kristali i Trishtimit te cilin ajo e kishte shkruar ne moshen 20-vjecare frymezuar nga Eluari. Sot flet pak me ironi per veten kur kujton ate liber E shijonj shume poezine por poezine e te tjereve. Vete nuk do te provoj me kurre ta shkruaj. E kam shkruar njezete vjece dhe me ka mbetur si mallkim ky liber i vogel qe del gjithmone ne internet. Jam afer prozes dhe e ndjej veten prozatore - thote.

Proze ne gjuhe te huaj

Dhe nje prozatore e suksesshme megjithese shkruan ne italisht gjuhen e vendit ku jeton prej 14 vjetesh. Ideja i lindi spontanisht mbas femijes se dyte. Kur mora lejen e memesise bisedova me tim shoq dhe i thashe Une dua t provoj te shkruaj sepse po sprovova tani ne moshen 30-vjece nuk do te shkruaj me kurre - kujton ajo.

Anilda Ibrahimi provon dhe qellon menjehere ne shenjester. Romani i saj i pare Rosso come una sposa - E kuqe si nje nuse - botohet ne nje nga shtepite me prestigjioze te Italise Enaudi. Romani rrefen historine e tri brezave te grave te nje familjeje te trilluar nga nje fshat i Laberise dhe e ve theksin sidomos tek matriarkati qe sundonte brenda kater mureve te shtepise.

Jo sentimentalizem por nje doze dashurie ndaj karaktereve kryesore sidomos Melihase e Sabes e pershkon romanin. Shkrimtarja nene e tre femijeve nder to edhe nje vajze 14-vjecare me romanin donte te sillte ne kujtese dicka qe sic thote sot ne koherat moderne duket se eshte venitur Ne Rosso come una sposa doja te tregoja me teper marredheniet nene bije kulturen e humbur arkaike te koheve te kaluara qe transmetohej ne linjat femerore te familjes gjithe ate pasuri e ninanave e gojedhenave te lashta te folklorit te pasur shqiptar thote autorja.

Ende jo ne shqip

Me Rosso come una sposa Ibrahimi hyri ne rrugen e pakthyeshme te letersise. Tashme ka dale libri i dyte Amore e gli straci del tempo - nje histori dashuire ndermjet nje te riu serb dhe nje vajze shqiptare te rritur ne Prishtine. Per te dy librat lexuesit neper forume vleresojne nje aspekt te shkrimeve qe eshte me befasues per nje emigrante. Perdorimin e gjuhes italiane. Por ajo ne kete pike eshte modeste Ka nje pune shume te madhe mbas librave te mi kerkoj shume gjersa te kem gjetur shprehjen e duhur por nga ana tjeter gjuha italiane me ka cliruar nga retorika e gjuhes nene.


E kuqe si nje nuse pritet te dale se shpejti ne gjermanisht ne edicionin btb te shtepise botuese Random House. Librat e saj ne shqip Nena e tre femijeve e cila jeton ne Rome endrren e Mulino Biancos buzeqesh Tani per tani jo por sic kane nje shprehje italianet Mai dire mai - Kurre mos te thuash kurre

Autor Anila Shuka

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›