E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet ne Tirane Varri i Pagezimit

Botimi Artan Mullaj para lexuesit me nje ngjarje te vertete

U promovua dje ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar romani i katert i shkrimtarit Artan Mullaj i cili vjen per lexuesin nen titullin Varri i Pagezimit. Ai sjell ne vemendje nje ngjarje te vertete te ndodhur 264 vjet me pare ne malesite e qytetit te Korces. Kater pjesetare te nje familjeje u gjeten te pajete nga banoret ne banesen e tyre. Nje nene nje foshnje dhe dy pleqte e shtepise vdiqen brenda nje dite. Ne janar te vitit 1746 nje nene e re e krishtere u kthye ne shtepi e pikelluar me foshnjen ne krahe pa mundur ta pagezoje ate ne kishen greke te Engjellit Mihail qe ndodhej ne lagjen Grekas. Pagezimi ishte refuzuar ne momentin e fundit dhe femija lakuriq nuk u lejua te futej ne kazanin e shenjte nga urata per shkak se kisha greke kish ndryshuar ligjet e pagezimit. Papritur banoret nuk mund te pagezoheshin me ne gjuhen shqipe sepse rregullat e reja kerkonin qe riti i shenjte te behej vetem ne greqisht. Ky eshte fillimi i tragjedise. Femija vdes nga i ftohti dhe nena e gjysherit nga pikellimi. Te kater trupat u varrosen bashke ne te njejtin varr i cili u quajt Varri i Pagezimit... Autori Artan Mullaj shkroi romanin e pare ne vitin 1997 nen titullin Pa ty. Pas tij ai vjen ne vitin 2000 me romanin e dyte Fundi i botes. Ne vitin 2002 perkthehet ne greqisht dhe botohet ne Selanik romani i tij i pare Pa ty qe u prit mire. Ne vitin 2007 botoi romanin e trete Boshlleku i mungeses tende. Varri i Pagezimit eshte romani i tij i katert botuar nga shtepia botuese Toena.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›