Kengetarja e mallit
Nga albumi i botuar sivjet Lume lume - Elina Duni Quartet ka kengne qe vajza e kultivuar ne Gjeneve e Berne i mban vetem me vokalin e saj prove se eshte ky ze risia me madhe qe anet tona kane ngritur keto vitet e fundit ne nivel europian ne lemin e folkut quajeni po te doni edhe folk-jazz
Pak e cuditshme krejt mbremja e dites se merkure kur ndoqem ne Akademine e Arteve Elina Dunin ne kuartetin me kete emer dhe albumin Lume Lume.
Salla e madhe e mbushur si asnjehere kushdo njihet si me interesa per artin ne Tirane ndodhej aty miku im rezident ne ShBA qe nuk e kuptonte si spaguhet asgje per te hyre ne koncerte ne Shqiperi pastaj dritat qe u nderprene per 45 minuta dhe askush qe nuk iku duket ngaqe sthoshte dot na ktheni parate tona.
Te gjithe prisnin me nje durim qe mund te kishte zgjatur edhe 90 minuta ambasadoren me te re te folkut shqiptar magjine e muzikes ballkanase te mbuluar nen tisin e jazzit qe di te hyje neper thellesite e vendeve tona permes rruges se muzikes dhe poezise.
Me duket se pakkush u zhgenjye ne durimin e vet. Keto dy-tri fjale me mbas po i shkruaj jo pse dua te pershkruaj ndjesite qe ngjall shkundja e kujteses se harruar por ndoshta nga golla qe mu hap qe ate mbremje dhe shpesh me hapet kur degjoj albumin me te fundit te Elines. Pak sa pak marrim nga gjithe ajo pasuri qe fle sa shume di e mund te beje vajza tiranase dhe tre instrumentistet e saj te mrekullueshem zvicerane. Sa shume do mund te benin dhe te tjere.
Do desha qe publiku shqiptar ta njihte shume me teper muziken e Elines dhe qe ajo vajza qe iku 10-vjecare nga Shqiperia me sa duket qysh atehere me vendimin per te mos e lene ate kurre ti kthente nga pasurite e fjetura ashtu sic di ajo. Sepse ne njefare menyre ikja ka qene vetem fizike duke pare njeriu krijues se cdhunti kishte ne vete si per muziken ashtu dhe per fjalen vendosi te niste udhetimin e veshtire te kthimit te nje kthimi mes zbulimit shpluhurosjes rivleresimit.
Jane bere shume vite qysh gjate kohes se studimeve ne konservatorin e Bernes ne Zvicer qe Elina vajze e shkrimtares Besa Myftiu dhe regjisorit Spiro Duni i eshte kushtuar perpunimit te kengeve popullore te Ballkanit ne shumice shqiptare por te zgjedhura edhe nga Greqia Bullgaria Rumania Turqia etj. te gjitha ne nje fryme origjinale qe e quajne me nje fjale te pergjithshme jazz. Nderkaq origjinalitetin e jep ne radhe te pare e kryesisht ajo jazzi here-here luan vetem rolin e atmosferes.
Po marr si shembull edhe vetem Kengen e Qamiles e cila cel albumin e botuar sivjet Lume lume - Elina Duni Quartet kete kenge vajza e kultivuar ne Gjeneve e Berne e mban nga fillimi ne fund vetem me vokalin e saj prove se eshte ky ze risia me madhe qe anet tona kane ngritur keto vitet e fundit ne nivel europian ne lemin e folkut quajeni po te doni edhe folk-jazz. Nganjehere nuk e kupton mire raportin e asaj qe eshte mirefilli folk me mbishtresimet e jazzit.
Sa kerkon ne disa kenge qe elementet jazz te heshtin me mire te mos hyjne ne kthjelltesine e asaj qe ishte aq habitesh ne kenge te tjera qe variacionet ne arsenalin e kesaj gjinie nuk kane bere me teper me mundesite qe hap ky lloj folku.
Fenomenin ne shpalosjet e tij me te mira si p.sh. ne dy kenget e Isuf Myzyrit Lule dhe Spaske pase nje pike meshire nuk dua ta pershkruaj me fjalet e mjegullta magji mrekulli dhurate etj.
Tek e njoh Elinen nga afer ia di kembenguljen ambicien oret ose ditet pa fund qe mund ti kaloje me nje kenge te vetme ne dukje te thjeshte jam i sigurt se aty ska asgje te zbritur divine mistike.
shte po talenti sa per fjalen aq dhe per muziken. Me nje aftesi mimetike te pashoq Elina arrin p.sh. te riprodhoje cdo dialekt te Shqiperise jo vetem nga ana fonematike por edhe me pershtatje personazhi.
Keshtu te kendon si nje kosovare me asnje klase shkolle ose si nje elbasanlli me nje jete te shkuar ne sevda ane rrapit te Bezistanit sdi ta them tamam se cngjyrime jane por jam i sigurt se po ta linte ndonje dite muziken do mund ta nxirrte jetesen fare mire si nje laborator i gjalle i dialekteve dhe zhargoneve autentike te Shqiperise dhe gjithe Ballkanit.
I lumtur ai linguist qe do ta shtinte ne dore Mund te njoh pak greqisht megjithate e them pa ngurrim se ne nje kenge si Dhen boro manola mu Nuk mundem nene nuancat dialektore te greqishtes jane po aq te verteta sa ne kenget shqiptare nga Elbasani Kolonja Kosova etj.
E duke qene qe arti i Elines nuk eshte thjesht mimetik eshte tek e fundit permbajtja ose fryma e thelle e kenges ajo qe percakton gjithcka. Temat jane te mocme ose te gjithkohshme artistja ka hapur portat e visareve te Gadishullit jo vetem si gjeografi por kryesorja si perjetesi Dashuria dhe vdekja mbizoterojne e permbi to malli. eshte ky mall Nuk e di ketu dorezohem krejt.
shte pak shume pak te thuash se eshte malli i Elines per vendin e humbur. Ndoshta malli i saj per feminine e bukur me aq njerez te dashur perreth te nje vend qe premtonte aq shume e pastaj u be i shemtuar e i dhunshem per tu lene nje ore e me pare. Malli per gjerat shpirterore qe na ikin sapo kujtojme se i kemi kapur.
Malli i Isuf Myzyrit per vajzen qe fluturoi si flutur per syte e zez qe mezi hapen qe zene kendojne si bilbil por dalin thelleze pa pike meshire ne nje jete te shkuar me inat. Apo shume me teper malli per boten qe eshte dhe nuk eshte se kurre dot nuk e kapim Ndaj me duket quhet albumi me fjalen rumune per bote Lume Lume.
Te renda e te verteta jane fjalet e kesaj kenge Kur do te jem ngopur me ty o bote kur do jem ngopur me buken e me ujet - Ndoshta kur te me ngulin gozhdet ne tabut ndoshta kur te me zbresin ne varr kur te mos jem me mbi dh bote bote motra bote.
Nje tjeter kenge ka titullin Ne burg do te vdes prej 12 vjetesh dergjem ne burg ne burg fle e me dhembin kokallat - Mu thinjen floket mes kater mureve ne burg do vdes - Kujdesuni per femijet se u rriten pa babe e pa nene. Keshtu jane kenget qe zgjedh Elina te renda dhe tragjike ose rrethuar nga dashuria e molles se ndalueme qe rralle permbushet.
E thyen nganjehere me nje variacion satirik p.sh. mbi temen Do marr ciften ku hyn kendveshtrimi modern feminist me vajza qe e kerkojne burrin te kamur e kuletembushur por toni kryesor mbetet ai i vendit te humbur i mallit per pasurite shpirterore qe vertet jane aty por qe na duket se i kemi lene pas dhe i humbem pergjithmone.
Tek flasim per keto kenge dua te verej se kenget rumune bullgare greke etj. ne skenat tona sikur nuk arrijne efektin qe arrijne kenget e ngjashme pendantet e tyre shqiptare. Mund te ndjejme ndonje perqethje te lehte kur degjojme perkthimin e Lume Lume ose te Dhen boro... por do kishte qene shume me e udhes te ishin kenduar ne shqip edhe keto kenge.
Pasi kenget e Elines jetojne shume edhe permes teksteve eshte vete diksioni i saj qe te ben ta degjosh fjalen me kujdes por pastaj te duhet te kenaqesh me nje perkthim ne leter ose paraprijes.
Ne nje skene europiane ku pjesa me e madhe e publikut nuk i njeh gjuhet ballkanike shqiptimi i disa rrokjeve te pakuptueshme ekzotike shkon me te teren ne skenen shqiptare nuk shkoka.
Keto jane verejtje anesore si per ti thene Elines paksa me tonin mburravec te njerit qe i duket vetja si rojtari i perrallave qe e di se cka akoma ne ate senduk te pafund eja eja perseri dhe mos ngurro te eksplorosh me tej cep me cep te ketij vendi e te ketij Gadishulli qe sic i ka vuajtjet dhe historite pa cak e pa ane ashtu ka edhe muziken.