E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidane kërkohet për selektor të Algjerisë

Zinedine Zidane ka marrë ofertë nga Algjeria për të zëvendësuar selektorin, Rabah Saadane dhe të udhëheqë ekipin kombëtar pas Kampionatit botëror 2010 në Afrikën e Jugut. Presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, i ka paraqitur ofertën gjatë një darke private në pallatin presidencial, ku ishin të bashkuar vëllai i Zidanes dhe vëllezërit e presidentit.

Bouteflika shprehu dëshirën e tij ta shohë Zidanen në drejtim të Kombëtares algjeriane si zëvendësim për Saadane, kontrata e të cilit do të skadojë në fund të verës. Nga ana e tij, Zidane kërkoi nga presidenti që t’i jep kohë të mendojë rreth propozimit. Vlen të theksohet se kjo është hera e dytë që presidenti Bouteflika paraqet një ofertë të tillë për futbollistin legjendar (me prejardhje algjeriane).

Përgjigja e ish kapitenit francez mund të jetë pozitive, duke pasur parasysh marrëdhëniet e tij me presidentin algjerian dhe interesin e tij për futbollin algjerian. Një tjetër fakt që mund të sjellë Zidanen në detyrë është se miku i tij Henry Emile së shpejti pritet të emërohet president i ri i Federatës së Futbollit të Algjerisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›