Travolta ende vuan për humbjen e të birit

John Travolta do të vuaj, si duket, për vdekjen e djalit të tij gjatë gjithë jetës së tij.
Aktori 56 vjeçar ka pranuar se ai ndjen dhimbje të madhe për humbjen e 16 vjeçarit, Jett – i cili vdiq janarin e vitit të kaluar gjatë pushimeve të tyre në Bahame – dhe se plaga ende është e freskët në familjen e tyre edhe pse ai përpiqet ta harroj këtë.
“Ne ende punojmë për ta shëruar këtë plagë”, tha John. “ Do të jetë një projekt deri sa të vdesim. Të gjithë na mbështesin dhe më të vërtetë këtë e vlerësoj”.
Kolegu i Travoltës në “Wild Hogs”, Tim Allen po ashtu ka treguar se shoku i tij ende vuan kur e kujton këtë humbje.
“Ai po e bën më të mirën, mendoj, por mundohet ta shëroj vetën”, thotë Allen. “Ai është duke kaluar nëpër situata të vështira”.
Në fillim të këtij viti, Travolta kishte pranuar se ai dhe gruaja e tij dhe bija e tyre nëntë vjeçare Ella kanë marrë një mbështetje të madhe nga Kisha e Sajntologjisë në përvjetorin e parë të Jett.
“Ne punojmë çdo ditë për të shëruar këtë plagë duke shkuar në kishë”, thotë Travolta, i cili është besimtar i këtij sekti kontrovers të krishterë. “Unë, Kelly dhe Ella punojmë shumë dhe ata po na ndihmojnë në këtë aspekt”.