E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carey mahnitet nga Oskarët

Aktorja britanike Carey Mullingan është mahnitur “shumë” kur ka shkuar me makinë në Oskar dhe ka parë një njeri që bartke armë.

Aktorja – e cila nuk arritur që të merre gongun e Oskarit si aktorja me e mirë të dielën në mbrëmje – ka qenë e mahnitur me sigurimin, që shumë pak është parë por që e ka ruajtur mirë teatrin Kodak.

“Kishte disa djem me pushkë të gjata që erdhën”, tha ajo. “Kjo është koha kur mendova si dikush aty ‘ishte kryesori’. Kjo me ka bërë të mahnitem pasi aty mendova se jam e famshme. Kam menduar se kur je e famshme dikush ju ruan me armë”.

Carey, (24) kohëve të fundit ka thënë se nuk është e sigurt se edhe në të ardhmen do të vazhdoj me karrierën si aktore.

“E tërë kjo ëndërr është realizuar. Por, nuk mendoj se kam për të bërë ndonjë punë tjetër, kështu qe nuk di çfarë të bëj – ndoshta të punoj ndonjë kukull”, tha Mullingam e cila sapo ka mbaruar xhirimet e filmit “Wall Street: Money Never Sleeps”.

“Tani po pres ndonjë ofertë për ndonjë rol të ri. Asnjëherë nuk dini se ku do të përfundoj kjo. Shpresoj që mos të përfundoj kaq herët. Asnjëherë nuk kam menduar që do të luaj ndonjë rol në film dhe të nominohem për Oskar”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›