E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anita Haradinaj mendohet

Prezantuesja e lajmeve, bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita, nuk e përjashton mundësinë e angazhimit direkt në politikë.

Ajo është parë kohëve të fundit në shumë intervista dhe paraqitje. Paraqitja e saj si e intervistuar është riaktualizuar me rikthimin e burrit të saj nga Haga.

Në një intervistë të gazetës Express, ajo ka thënë se nuk përbën ndonjë problem që edhe bashkëshorti i saj, është në politikë.
“Dy ose edhe me shumë nga një familje edhe mund të shkojnë sepse secili është i veçantë në mënyrën e vet dhe po aq e veçantë është mënyra se çka secili jep dhe përfaqëson, por varet a ka nevojë politika për dy nga një familje!?” është përgjigjur Anita Haradinaj./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›