E Diel, 1 Nëntor 2026

Anjeli: Futbolli italian nuk është më si më parë

Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, është i shqetësuar, pasi futbolli italian e ka humbur rëndësinë që ka pasur më përpara. “Situata në futbollin e vendit është paksa komplekse. 

Kampionati italian nuk është më destinacioni i preferuar për lojtarët, çka e tregoi Milani që vjet, kur u detyrua të largonte dy nga lojtarët më të mirë për shkak të rrogave të tyre. Vite më parë ishim të parët në Europë, ndërsa tani të katërtit. 

Fiorentina, pavarësisht se bëri një kampionat të madh, nuk ikën në Champions. Ekipet B për ne janë një mundësi e mirë që të rritemi”, – tha Anjeli. 

(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›