PD: Rama shpik vetëm trillime për bllokimin e statusit, i panevojshëm për PS
TIRANE- Partia Demokratike, duke iu referuar Konventës së Partisë Socialiste, nënvizon se alternativa e kreut të Ps-së Edi Rama bazohet në platformën "akuzo, moho, blloko". Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, deputeti demokrat Gerti Bogdani, akuzoi kreun e opozitës se trillon për bllokimin e statusit dhe rritjen e taksave.
"Dje, i paparashikueshëm si gjithmonë, Edi Rama bazuar ne platformen e tij "akuzo-moh-dhe mashtro" u mundua më kot t’i japë kuptim boshësisë së tij dhe mungesës së ideve që e cojnë gjithmonë tek e njëjta derë: ajo e fasadës dhe fallsitetit! Dita e djeshme për të ishte kulm i fallsitetit. Ai qëndroi në një skenë fallso, rrethuar me pemë fallso, ndriçuar me llampadarë fallso dhe iu përgjigj pyetjeve fallso të parapërgatitura të militantëve të tij, që i shiti si të pavarur! Dhe si gjithmonë, i pangopur edhe vetë me fallsitetin e tij, ai vijoi sulmet fallso, të mbushura plot me gënjeshtra mavi, kunddrejt Partisë Demokratike, sepse tashmë të gjithë e dinë: "Ai nuk ka asnjë plan, përvec atij për rritjen e taksave, që tashmë i është kthyer në ves"!!! Edi Ramën nuk e ngop më as fallsiteti dhe as vesi i rritjes së taksave dhe shkatërrimit të vendeve të punës. Ai shpik dhjetëra trillime dhe justifikime mavi për mosvotimin e 3 ligjeve, duke hyrë në ditën e 220 të gënjeshtrave që mbajnë peng ëndrrën Europiane të qytetarëve Shqiptarë! Ai pati guximin t’i gënjente shqiptarët, duke u thënë atyre se statusi i vendit kandidat nuk është bllokuar nga tre ligjet, kur të gjithë qytetarët e dinë se e vetmja arsye që bllokon statusin e vendit kandidat është karrigia e tij në Partinë Socialiste! Kulmin e boshësisë dhe fallsitetit Edi Rama e arriti me gënjeshtrat për taksat kur tha se për rritjen e taksave të biznesit të vogël në Tiranë, nga 47 mijë Lek ne 167 mijë Lek në kohën që ai ishte kryetar i Bashkisë, shkaktare ka qenë qeveria", theksoi Bogadani.
Bogdani tha se "Rama po vërteton jo vetëm se është i dëmshëm për qytetarët e bizneset, por edhe i panevojshëm për vetë Partinë Socialiste"
"Ndërkohë, Partia Demokratike e ka vërtetuar se ka një plan real dhe ka ndërmarrë veprime konkrete në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ne kemi asfaltuar rrugë, kemi ndërtuar shkolla e qendra shëndetësore. Ne kemi shtuar mundësinë e qasjes në internet dhe kemi ulur tarifat e telefonisë celulare me 75%. Ne kemi hequr vizat për të udhëtuar drejt Europës dhe po ashtu kemi nisur procesin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ne kemi bërë shumë e megjithatë, ne e dimë se kemi ende më shumë për të bërë. Përpara!", shtoi Bogdani.
(e.m/BalkanWeb)