PD: Rama shpik vetëm trillime për bllokimin e statusit dhe rritjen e taksave
TIRANE- Partia Demokratike, duke iu referuar Konventës së Partisë Socialiste, nënvizon se alternativa e kreut të Ps-së Edi Rama bazohet në platformën "akuzo, moho, blloko". Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, deputeti demokrat Gerti Bogdani, akuzoi kreun e opozitës se trillon për bllokimin e statusit dhe rritjen e taksave.
"Dje ishte kulmi i fallcitetit, qëndroi në skenë fallto, me pyetje fallco të përgatitura nga ai dhe vijoi me sulme fallco. Ai nuk ka asnjë plan përvec atij të rritjes së taksave. Ramën nuk e ngop as fallciteti dhe shpik dhjetëra justifikime për bllokimin e ligjeve. Ai pati guximin tu thotë shqiptarëve se statusin e vendit kandidat nuk e bllokojnë tre ligjet. Kulmin e gënjeshtrës e arriti për taksat", theksoi Bogadani.
Bogdani tha se përballë alternativës së shpifjeve, grevave të urisë, bojkoteve, protestave të dhunshme dhe bllokimeve vetëm për interesin politik personal të një njeriu të vetëm, është alternativa e punës për zhvillim, për më shumë vende pune, për mirëqenie më të mirë dhe integrim në interes të qytetarëve.
VIJON