E Diel, 1 Nëntor 2026

Valtoni “fsheh” klipin e ri me vajzat seksi për hir të Ramazanit

 

Një klip dinamik, ekspresiv dhe ku i këndohet seksit të bukur, femrave të nxehta e që zhvishen pa ndroje. Me pak fjalë ky është përshkrimi për klipin e ri “Albanian girl’s”, që edhe pse shumë veror, Valton Krasniqi ka vendosur të mos e nxjerrë askund, derisa të mbyllet muaji i Ramazanit, pasi ai e respekton këtë muaj agjerimi. Klip është xhiruar në Shkup, me katër vajza dhe katër djem, dhe ku u këndohet vetëm vajzave shqiptare. Valtoni ka vendosur ta bëjë promovimin  javën e parë të Tetorit në Tiranë, dhe pastaj në Prishtinë, pasi do të ndodhet në Shqipëri edhe si pjesëmarës në festivalin “Kënga Magjike”. Është këngë krejt trullosëse, singëlli me kolazhe në bashkëpunim me të tjerë këngëtarë. Ajo që dihet deri tani është se ka vendosur të na e ndryshojë humorin dhe atmosferën. Do t’i rikthehet ritmit, që e karakterizon në muzikën e tij në klipet “My love” dhe “Mos më provoko”. Natyrisht që ky ishte një klip veror, ku ka shumë topmodele të tjera supersexy dhe të veshura me rroba banje, që shfaqen në një det të qetë dhe rërë të nxehtë. Dhe kjo ka qenë arsyeja që Valtoni vendosi ta fshehë, në këtë muaj, ku muslimanët agjerojnë. Madje, ai këtë muaj ka vendosur të pushojë, ndërsa e ka nisur me bamirësi duke shpërndarë ndihma për të të varfrit në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›