E Shtunë, 31 Tetor 2026

E nxehta Gjyste Vulaj

Këngëtarja shqiptare e Malit të Zi, Gjyste Vulaj nuk di të ndalet. Për të mbrëmjet nëpër lokale tashmë janë të zakonshme. Përderisa edhe klipet ajo nuk i lë anash. Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 18:20

Gjyste Vulaj. Nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar, por është njëra prej këngëtareve që përfaqëson më se denjësisht estradën kosovare. Kurse tani, gjatë stinës së verës ajo ka lansuar edhe albumin e saj më të ri, që beson se do të jetë në të gjitha makinat e shqiptarëve.

”Në verë publikova albumin e ri dhe që në javën e parë u prit shkëlqyeshëm, titullohet ‘A bëhesh merak?’. Përmban 8 këngë të reja të zhanreve të ndryshme dhe me një bashkëpunim të gjerë”, ka thënë këngëtarja Gjyste Vulaj për gazetën Panorama të Shqipërisë.

Por, ajo nuk është ndalur më kaq.

Ka pasur një numër të madh të koncerteve, madje pa pushuar në asnjë moment. Ajo ka pasur rreth 60 mbrëmje që i ka bërë nga 1 korriku deri më 28 gusht, kurse tani pas këtyre ditëve më plot angazhime, ajo ka menduar që të realizojë edhe një klip.

“Pas pushimit dhe koncertit të parë që kam tani, do të kthehem në Shqipëri për të realizuar klipin e dytë po nga albumi i ri, kësaj here me ‘Max production’, thotë ajo.
Ajo ka thënë se nuk është duke menduar shumë për pushim pasi që ka thënë se do të vazhdojë mbajtjen e mbrëmjeve të saj edhe jashtë Malit të Zi.

“Menjëherë pas xhirimeve kam një shfaqje tjetër në Zvicër, pastaj do vazhdoj për të realizuar klipet e tjera për këngët e albumit, pasi ka 3 vite që nuk kam bërë klipe”, thotë ajo.

“Sa u përket shfaqjeve, gjithmonë këndoj live dhe në bazë të rezervimeve, edhe këtë vjeshtë e dimër çdo fundjavë do të jem me shfaqje nëpër Europë, po ashtu edhe për Vitin e Ri jam e prenotuar në Gjermani, Kosovë dhe Maqedoni”, thotë ajo.

Pra, nga kjo del se këngëtarja nuk ka të ndalur dhe pothuajse punon në të katër stinët e vitit dhe për këtë thotë se është e palodhshme, teksa në shumicën e koncerteve të saj ajo këndon “live.

“Më gëzon fakti që jam çdo vit e më e suksesshme, por më shumë gëzohem për atë që nuk kam asnjë pikë “krize”, edhe pse konkurrenca është shumë e madhe në një aspekt”, thotë ajo.

Në fund ajo thotë se përpos këngës, di të jetë edhe feministe pasi që albumin e saj të fundit ua ka dedikuar më shumë femrave. “Albumin tim ua kam dedikuar të gjitha femrave që sakrifikojnë për familjet e tyre dhe në veçanti njerkës sime, e cila sakrifikoi çdo gjë për lumturinë time dhe të motrave të mia”, përfundon rrëfimin këngëtarja, e cila edhe pse është bërë nënë, nuk njeh moshë dhe vazhdon të na habisë me linjat e saj perfekte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›