E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumë pak kërkesa për arsimin profesional

Arsimi profesional ka nisur me probleme pavarësisht se ka vëmendjen totale të qeverisë dhe ministrisë së arsimit. Teksa në fillim të këtij vitit shkollor, thirrja nga kryministri Sali Berisha u shkoi prindërve për ti adresuar fëmijët në këto shkolla të specifikuara, në të vërtetë 50% e tyre nuk kanë numëruar më shumë se 200 nxënës, ndërsa ka degë që kanë një frekuentim të ulët gati në mbyllje siç është ajo e agronomisë.
 

Ilia Paluka, drejtori i arsimit profesional në Ministrinë e Arsimit thote se një nga magësitë kryesore është se këto shkolla operojnë me tekste dhe programe të vjetra. Ndërsa në anën tjetër, Paluka e vë theksin në mos qasjen e biznesit për praktikimin e këtyre të rinjve.
 

Edhe në këtë fillim viti shkollor, shkolla profesionale më e preferuar është ajo e tekneologjisë së informacionit si dhe hoteleri turizëm. Degë këto që ministria e arsimit ka vendosur të zgjeroj shtrirjen e tyre në të gjithë Shqipërinë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›