Berat, shtohen rastet me virozat e stinës

Kushtet klimaterike të ditëve të fundit me mëngjese të freskëta dhe orë gjatë ditës tepër të nxehta janë bërë shkak për rritjen e numrit të të prekurve nga virozat në qytetin e Beratit.
Ndonëse, ndodhemi në ditët e para të vjeshtës termometri në këtë qytet në vlerat maksimale ka shënuar mbi 33 grad celcius, temperatura këto të konsideruara si më të lartat gjatë dhjetë viteve të fundit në këtë qytet.
Mjeku pediatër Vladimir Kumaraku bënë me dije se për vetë kushtet e disfavorshme klimaterike kemi të bëjmë me një shtim të numrit të të prekurve nga virozat e stinës në këto ditë shtatori.
Mbi 300 raste të të prekurve nga epidepitë e stinës janë rregjistruar gjatë ditëve të fundit pranë spitalit pediatrik të qytetit të Beratit.