E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankand te Vorskla për Debatik CurrinSë fundmi mbrojtësi i kombëtares shqiptare është kërkuar nga skuadra e FC Koln në Bundesligën Gjermane. Lajmi është bërë dje i dituar nga e përditshmja prestigjioze Bild në faqen e saj të internetit.

LEONARD KARAJ- Debatik Curri është kthyer në një çështje tashmë tek Vorskla Poltava. Futbollisti kërkohet nga shumë klube të Evropës (3 në Gjermani dhe 2 në Turqi) dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga kampionati ukrainas që gjatë kësaj merkatoje. Së fundmi mbrojtësi i kombëtares shqiptare është kërkuar nga skuadra e FC Koln në Bundesligën Gjermane. Lajmi është bërë dje i dituar nga e përditshmja prestigjioze Bild në faqen e saj të internetit. Sipas saj me dëmtimin e rëndë të afrikanit Peirre Wome drejtuesit e këtij klubi kanë hedhur sytë drejt Currit duke parë edhe karakteristikat që plotëson kuqeziu (1.92 cm, 25 vjeç dhe titullar i pazëvendësueshëm). Këta të fudnit kanë bërë një ofertë e cila nuk bëhet ende e ditur Vorskla-s me shpresën që do të mund të “djegin” konkurencën e Hertës së Berlinit, Hofenhaimit në Gjermani si dhe të Fenerbahçes dhe Genclerbirligi në Turqi.

Bundesliga
Hofenhaimi, skuadra surprizë e Bundesligës 1 dhe kampionia e dimrit në Gjermani ka qenë e para këtë merkato që kërkoi mbrojtësin kuqezi të e Vorskla Poltavës. Madje lajmi u konfirmua edhe nga faqja zyrtare e klubit ukrainas, por tratativa u pre në mes pasi këta të fundit kërkuan më shumë se 5 milionë euro. Më pas në skenë doli Herta e Berlinit. Menaxheri i Currit, Nexhmedin Haxhiu ka konfirmuar lajmin duke nisur edhe tratativat me drejtuesit e klubit. “Po, është e vërtetë. Menaxheri i Hertës, Rudi Wojtowic me ka kontaktuar, përmes një menaxheri kroat, Ivanisheviç, se Herta kërkon shërbimet e Debatikut”, pati pohuar Haxhiu për albania-sport. Ndërsa duhet theksuar se me Hertën tratativat vazhdojnë ende.

Turqia
Por më parë ishin dy skuadrat turke Fenerbahçe dhe Genclerbirligi që kërkuan futbollistin. Sipas të përditshmes turke “Star Gazetesi” mes futbollistit dhe klubit ishte arritur një akord por Vorskla ndërhyri duke rritur edhe më shumë pazarin. Në gazetën e mësipërme citohej edhe futbollisti shqiptar i cili konfirmonte faktin se drejtuesit e Fenerbahçes e kishin parë në disa takime. E njëjta gjë edhe për Genclerbirligi, ndonëse për këtë skuadër gjasat për të marrë kuqeziun janë edhe më të pakta duke parë emrat e mësipërm që janë bërë gati të blejë kartonin e Currit. Aktualisht vlera e futbollistit në merkaton botërore sipas transfermakt është 2.9 milionë euro ndërsa Vorskla kërkonë minimalisht 5 milionë për të.

Burimi: Tirana Observer

E Premte, 23 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›