E Diel, 1 Nëntor 2026

Bomba e merkatos C1, Padova kërkon BogdaninPër Boganin ditët e fundit u interesuan edhe Lacio, Roma (në Itali) e Grenoble në Francë, por tratativat mesa duket nuk kanë pasur ofertë konkrete.

BLEDAR GRECA  - Mund të jetë “bomba e vërtetë” e merkatos së Serisë C1. Kështu e konsideron gazeta italiane “Leggo” blerjen e mundshme të Erjon Bogdanit nga Padova.

    Drejtori Sportiv i Padovas, Doriano Tosi, deklaroi për gazetën italiane se sulmuesi shqiptar i Kievos është në shënjestrën e tij dhe ai dëshiron të bëjë të pamundurën për t’ia bërë dhuratë trajnerit Atelio Teser.

    Tosi shpreson në marrëdhëniet e shkëlqyera personale me drejtorin sportiv të Kievos, Sartori, i cili mund të mbyllë me sukses një tratativë në dukje thuajse të pamundur.

    Gjithsesi, gjithnjë sipas gazetës italiane, do të jetë shumë e vështirë të bindet “Princi i Epirit” të zbresë dy kategori më poshtë. Dy ish-shokë skuadra te Salernitana, Sezar e Petrasku  mund të bindin Bogdanin të bashkohet me Padova.

    Për Bodganin ditët e fundit u interesuan edhe Lacio, Roma (në Itali) e Grenoble në Francë, por tratativat mesa duket nuk kanë pasur ofertë konkrete.

    Pas 19 ndeshjeve në Serisë C1 (apo Lega Pro), Padova ndodhet në vendin e shtatë me 27 pikë, po aq sa Verona,  një ish-skuadër e Erjon Bogdanit.

    Në repartin e sulmit, Padova ka tetë lojtarë, por vetëm Rabito Andrea ka shkëlqyer, duke realizuar shtatë gola në 12 ndeshje të aktivizuara, ndërsa Varikio Masimiliano tre gola.

    Po në Serinë C1 luan si i huazuar nga Palermo te Ravena edhe Brian Filipi, talenti më i ri shqiptar në Itali.

E Premte, 23 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›