E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aston Villa afër transferimit të Heskey

Sulmuesi i Wiganit, Emile Heskey, është në rrugë për t'u transferuar tek ekipi i Aston Villas. Sipas mediave angleze, klubi nga Biminghami ka ofruar 3.5 milionë funte për të marrë shërbimet e futbollistit dhe oferta është pranuar nga ana e Wiganit. Heskey pati një sezon të mirë tek Wigani dhe sërish kishte tërhequr vëmendjen e klubeve tjera, veçanërisht pasi marrëveshja e tij skadon në fund të sezonit. Nëse transferimi realizohet, kjo do të jetë një shtytje e madhe për Villan që lufton të futet në katër ekipet e para të tabelës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›