E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankara, atentat në ambasadën e SHBA, Mediat: 2 të vdekur

Të tjera rreth shkrimit Pamjet e para pas shpërthimit /VIDEO ANKARA - Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara. Mediat turke raportojnë deri tani për dy persona të vdekur dhe disa të plagosur.

Scroll down for english version

Dyshimet e para lidhur me ngjarjen janë për një sulm të mundshëm kamikaz. Personeli i ambasadës konfirmon se brenda ambienteve të ambasadës fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale. Shpërthimi ka ndodhur në portën e dytë hyrëse të Ambasadës ku hyn personeli dhe njerëzit që aplikojnë për viza.

Punonjësit e ambasadës pas shpërthimit janë vendosur në Dhomën e Sigurisë, e cila ndodhet brenda ambjenteve të Ambasadës së SHBA dhe shërben për raste të tilla emergjente.

Mediat turke konfirmojnë se njëri prej personave të vdekur është roja i sigurisë në hyrje të ambasadës.

Policia po merr masa ndaj një atentati të dytë të mundshëm, ndërsa dyshimet e një antentati kamikaz janë ngritur pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur pjesë trupi njeriu.

Telekamerat e sigurisë të ambasadës nuk kanë mundur të filmojnë asgjë, pasi në momentin e shpërthimit ka pasur një ndërprerje të energjisë në zonë. Nuk dihet nëse mungesa e energjisë ka qenë vetëm për ambasadën apo për të gjithë zonën.

Në vendngjarje ndodhen ambulanca dhe forca të shumta zjarrëfikëse.

Sulme të ngjashme ka pasur edhe më parë në vitin 2003 dhe 2008. Një sërë grupesh separatistësh kurdë dhe militantë islamistë kanë organizuar sulme terroriste në vitet e fundit në Turqi, e cila është një anëtare e NATO-s

English version
----------------------------------------
Explosion rocks US Embassy in Ankara, two reportedly killed

An explosion has struck the US Embassy in Ankara, local media reports. There are conflicting reports that a suicide bomber carried out the attack. Turkish media reports that two security guards working at the embassy were killed in the blast.
Two more people have reportedly been injured.
A witness on the ground has contradicted earlier Turkish media reports that the blast was caused by a suicide bomber. One source at the nearby British Embassy told the Daily Telegraph that the explosion was caused by a bomb.
"It was not a suicide bomber or car bomb. Someone left a package or threw a package," the source said. However, witnesses told CNN's Turkish service that a bomber was seen appraching the building and later entereed a gate at the fortified compound. Initial reports say the blast occurred near the gates of the visa section of the embassy compound. Security has been tightened around the embassy as there are fears that a second bomb could be detonated. Dozens of ambulances and firefighters were dispatched to the scene

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›