E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankara, protesta për lirimin e gazetarëve

Rreth 2,000 persona kanë marshuar në rrugët e Ankarasë, duke kërkuar lirimin e gazetarëve të arrestuar nën akuzat për komplot dhe grusht-shteti.

Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar reforma për ligjet e mediave në Turqi, të cilat parashikojnë ndjekjen penale të gazetarëve për shkrimet e tyre.

Protesta e sotme vjen vetëm disa javë pasi autoritetet turke arrestuan shtatë reporterë, të dyshuar për "plane në rrëzimin e qeverisë më 2003".

Rreth 400 persona, përfshirë oficerë të ushtrisë, politikanë dhe gazetarë, janë tashmë në gjyq.

Kryeministri Rexhep Taip Erdogan ka mohuar akuzat se është duke përdorur gjykimin për të heshtur kritikat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›