Klinton: Gedafi të ndalojë sulmet ndaj popullit

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton në një konferencë për shtyp theksoi se komuniteti ndërkombëtar i thotë njëzëri Gadafit që të ndalojë.
Ajo ka deklaruar se nëse komuniteti ndërkombëtar merr votbesimin për zonën e fluturimit mbi Libinë atëherë aksioni do të fillojë.
Ajo gjithashtu e cilësoi armëpushimin si jo real. Ndërkohë samiti i Parisit i ka dhënë dritën jeshile ndërhyrjes ushtarake kundër Muammar Gaddafi-t në Libi.