E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankesa e PS, Kolegji pushon çështjen për KZAZ 49

TIRANE- Kolegji Zgjedhor pushon ceshtjen per KZAZ 49, pra per tabelen e njesise bashkiake numer 5 per votat per kryetar.

Ne perfundim te gjykimit, deputeti Damin Gjiknuri ka deklaruar se edhe sot Kolegji te jepte nje vendim mbi bazen e argumenteve te dhena nga PS, te cilat sipas tij nuk u hodhen poshte.

Gjiknuri

Sipas deputetit te PS-se, Gjiknuri, Kolegji ka marre vendim pushimi. Ai ka sqaruar se  gjykimi ne themel nuk ka perfunduar. Kolegji ishte ne pozicionin qe edhe sot te jepte vendim te drejte e bazuar ne ligj, pasi argumentet tone ishin te qarta, nuk doli asgje qe tI kundershtonte ato- tha ai.

Sipas tij, dorezimi i tabelave ishte bere sipas ligjit, por kolegji nuk u investua ne themelin e problemit. Per te mos krijuar amulli, them qe nuk ka perfunduar. Presim qe kolegji te ushtroje detyrat e tij mbi bazen e ligjit. Ne kemi paraqitur kerkese tjeter dhe ka dy mundesi juridike; 1 tabela perfundimatre qe goditet ne KQZ dhe akti tjeter normativ dhe i dale jashte afatit qe kemi kerkuar te shpallet i paligjshem- tha ai.

Mbledhja

Pasi ka degjuar palet dhe ka marre ne shqyrtimin  kërkesën ankimore të paraqitur nga Partia Socialiste, per mosshpalljen e tabeles se rezultatit paraprak ne njesine bashkike numer 5, KZAZ, 49 dhe tabeles perfundimtare per garen e Tiranes eshte terhequr per te marre vendimin dhe e ka mbyllur ate ne oren 15.50.

Mbledhja nisi sot rreth ores 13.00, nderkohe qe kërkesa u bë një javë më parë kur KQZ nuk futi në rend dite një projekvendim të paraqitur nga socialistët për këtë çështje.

Bëhej fjalë pikërisht për rezultatin e kutisë së fundit, nga numërimi i së cilës kandidati i PS-së për kry etar bashkie, Edi Rama, rezultoi ne krye te gares me 10 vota avantazh.

PS ka ankimuar edhe rezultatin final te shpallur nga KQZ, qe nxjerr ne krye te gares dhe kryetar te ardhshem te Bashkise se Tiranes, kandidatin demokrat, Lulzim Basha. Pas numerimit te votave hedhur e kutite e gabuara, Basha doli ne krye me 81 vota me shume se rivali socialist, Rama.

Mesohet se të premten Kolegji Zgjedhor merr në shqyrtim ankimimin e PS për të rrëzuar poshtë aktin e numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›