E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor pushon ceshtjen per KZAZ 49

Kolegji Zgjedhor ka vendosur pushimin për cështjen e KZAZ-së numër 49. Përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri i pranishem ne mbledhje, deklaroi për mediat, se gjykimi në themel nuk ka përfunduar ende.

"Kolegji Zgjedhor ishte në pozicionin që edhe sot mund të jepte një vendim të drejtë, sepse argumentat tona ishin të qarta dhe nuk pati asnjë argument tjetër kundër. Kolegji nuk u investua në themelin e problemit", u shpreh Gjiknuri.

Në një prononcim te pak minutave me pare, Gjiknuri theksoi se Partia Socialiste pret që Kolegji të mos ndikohet nga presioni i qeverisë, pasi fatet e demokracisë shqiptare varen pikërisht nga puna e këtij institicioni.

"Vendimi i trupës gjykues ka peshë shumë të rëndësishme në këto momente që po kalon Shqipëria", tha Gjiknuri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›